Abdixhiku: U deklaruam të gjitha partitë, nuk mund të bëhet asnjë qeveri

14:10 | 31 Tetor 2025
Raportohet se Abdixhiku ka shkuar në ambasadën e ShBA-së për takim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Abdixhiku ka deklaruar se nuk ka shumicë parlamentare për formimin e një qeverie të re.

“Në këtë takim u bë e qartë që nuk ka shumicë parlamentare, tani i takon presidentes deri të mërkurën me datë 5 të caktojë se a ka shumicë a jo. Pat pretednime nga Kurti që ndoshta duhet provuar dhe njëherë. U diskuta për planin e rritjes dhe trajtimin e një faze kalimtare të buxhetit. Një mundësi e vazhdimit të buxhetit të vjetër. Por sa më heret i caktojmë zgjedhjet, me herët bëhet qeveria e re dhe bëhet buxheti. Ne u deklaruam se s’kemi mundësi as legjitimitet të bëhet Qeveria. Për pak ditë duhet të percaktojmë datën e zgjedhjeve ”, tha Abdixhiku.

Komento: