
Afaristi Arben Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të Qeverisë Kurti dhe përfaqësuesve të saj se inflacioni në vend gjatë viteve të fundit ka qenë vetëm 20–25%. Sipas Arifit, realiteti në treg është krejt ndryshe dhe shumë më i rëndë për qytetarët.
Ai thotë se nga viti 2019 deri në vitin 2025, çmimet janë rritur nga +180% deri në +205%, ndërsa pagat kanë mbetur pothuajse të pandryshuara që nga viti 2019.
Arifi sjell një shembull konkret për produktin e gjizës:
“Mos e nënvlerësoni popullin. Është marre me dalë e me thanë se inflacioni është 20–25% kur në terren çmimet kanë fluturuar mbi 200%,” ka thënë Arifi në reagimin e tij drejtuar Qeverisë Kurti.
Sipas tij, qytetarët përballen çdo ditë me çmime të papërballueshme ndërkohë që të ardhurat mbesin të njëjta, “prandaj statistikat e zbukuruara nuk i bindin askënd”.
Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të pranojë realitetin dhe të marrë masa konkrete për përballimin e krizës së çmimeve, duke theksuar se “populli nuk mund të mashtrohet me shifra në letër”.