Nesër homazhet për Fatos Nanon në Tiranë, të ftuar edhe personalitete nga Kosova

16:26 | 01 Nëntor 2025
Nesër homazhet për Fatos Nanon në Tiranë, të ftuar edhe personalitete nga Kosova

Nesër, më 2 nëntor, Shqipëria do të zhvillojë homazhe shtetërore në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë më 31 tetor në Tiranë, në moshën 72 vjeçare.

Ceremonia do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe do të nisë në orën 08:30 me pritjen e qytetarëve. Në ora 11:15, do të mbajnë fjalime një anëtar i familjes dhe kryeministri Edi Rama, pasuesi i tij në drejtimin e Partisë Socialiste. Përveç tyre, në ceremoni janë të ftuar edhe personalitete nga Kosova.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, trupi i Fatos Nanos do të përcillet me nderime për në banesën e fundit në Sharrë, ndërsa shërbesa fetare do të zhvillohet në privatësi nga familja.Në nderim të tij, flamujt shtetërorë do të ulen në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Komento: