Memli Krasniqi në Dragash: Vota për Shabanin, votë për zhvillim

20:04 | 02 Nëntor 2025

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar në Dragash në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Shaban Shabani.

Krasniqi, në një postim në Facebook, ka thënë se më 9 nëntor, Dragashi do të votojë për Shabanin.

“Një njeri i punës, i fjalës dhe që e njeh çdo nevojë të komunës dhe çdo hall të qytetarëve. Vota për Shabanin është votë për zhvillim dhe për Dragashin që mundet ma mirë!”, është shprehur Krasniqi.

Komento: