Arrestohet burri në Partesh, e kanosi me armë zjarri gruan e tij

09:56 | 06 Nëntor 2025
Arrestohet burri në Partesh, e kanosi me armë zjarri gruan e tij

Është arrestuar një person në Partesh, pasi i njëjti dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me armë zjarri kishte kanosur bashkëshorten e tij”.

“Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin  e policisë.

Komento: