Policia jep detaje për vrasjen e dy vëllezërve në Golluboc të Malishevës, i dyshuari në arrati

13:56 | 06 Nëntor 2025

Dy vëllezër janë vrarë në paraditen e kësaj të enjte në fshatin Golluboc të Malishevës.

I dyshuari siç mëson Agjencia e Lajmeve Ekonomia Online është nga Drenasi, dhe se i njëjti ka arritur që të ikë nga vendi ku edhe kreu krimin.

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, ka thënë Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës për Rajonin e Gjakovës.

Ndërsa pak më parë zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, tha se motivet e para dyshohet të jetë një mosmarrëveshje.

“Është raportuar një rast për vrasje të dyfishtë. Viktimat janë dy vëllezër po nga i njëjti fshat i dyshuari është nga një fshat në Drenas motivet janë nga një mosmarrëveshje. Arma është gjetur në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arratisur”, tha Graishta.

Komento: