
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e të dhënave nga numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri në ora 11:00 në procesin e votimit.
Tri orë pas hapjes së qendrave të votimit në 18 komunat ku po organizohet balotazhi në Kosovë, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri tani në votim është 80,659.
Ky numër i votuesve paraqet 6.13% të numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë dalë për të votuar deri tani.
Nga 18 komunat ku organizohet balotazhi të drejtë vote kanë 1 milion e 316 mijë e 672 qytetarë.
