Deri në orën 15:00 kanë votuar 19,18% e qytetarëve

15:26 | 09 Nëntor 2025
Deri në orën 15:00 kanë votuar 19,18% e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme që po mbahen për kryetarë komunash, në raundin e dytë.

Nga KQZ, është bërë e ditur se deri në orën 15:00, kanë votuar 252,510 persona.

Ndërsa deri në këto momente, vendvotimet e procesuara janë 1,413.

Kjo pjesëmarrje e qytetarëve në zgjedhje deri në këto momente, i bie 19,18%./Ekonomia Online

Komento: