Theret me thikë një person në Drenas

08:56 | 10 Nëntor 2025
Theret me thikë një person në Drenas

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë në fshatin Korroticë të Poshtme të Drenasit. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte therur me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia përmes raportit.

Komento: