Numërohen 100% të vendvotimeve në Mitrovicë të Jugut – Faton Peci del fitues me mbi 53% të votave

08:56 | 10 Nëntor 2025
Numërohen 100% të vendvotimeve në Mitrovicë të Jugut – Faton Peci del fitues me mbi 53% të votave

Procesi i numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar sot, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat zyrtare.

Dy vendvotime kishin mbetur të panumëruara gjatë natës së kaluar, ndërsa sot KQZ ka konfirmuar përfundimin e numërimit të të gjitha 105 vendvotimeve. Sipas rezultateve preliminare kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar zgjedhjet me 53,47 për qind të votave, ose gjithsej 17,837 vota. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka marrë 46,53 për qind të votave, që përkthehet në 15,522 vota.

Komento: