Krasniqi për Kurtin: Hera parë që një kryeministër shantazhon haptas

15:56 | 10 Nëntor 2025
memli-krasniqi:-kurtit-ia-dhame-hapesiren-per-te-bere-dicka,-s’beri-asgje,-vetem-deme

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se asnjë nga kryeministrat nuk i ka shantazhuar qytetarët me buxhet.

“Asnjë prej kryeministrave nuk ka shantazhu qytetarët që ‘nëse nuk i votoni kandiatët e mi nuk do të keni buxhet’, kjo është hera e parë që një kryeministër del hapur shantazh të qytetarëve. Është kushtëzim me buxhet e shumica prej komunave varen prej grantit prej nivelit nacional”, shtoi ai.

Ai tha se Kurti në Fushë Kosovë e ka përuruar një projekt bashkë me kandidatin e VV’së për kryetar atje, Valon Prebeza.

“Një kryeministër nuk është i thirrur t’i shërbej vetëm kanddiatëve të tij, por krejtve”, tha Krasniqi.

Komento: