Prokurori Peci jep urdhrin që të vazhdojë numërimi në QKN-në e Mitrovicës

22:26 | 10 Nëntor 2025
Prokurori Peci jep urdhrin që të vazhdojë numërimi në QKN-në e Mitrovicës

Prokurori, Shpëtim Peci, ka dhënë urdhër që numërimi në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut, të vazhdojë.

Siç raporton “Mitropol”, Peci pas dhënies së urdhrit është larguar nga QKN-ja, derisa nuk është deklaruar për media.

Disa minuta më parë, në këtë qendër, rinumërimi i votave u ndal , pasi Policia e Prokuroria ishin futur brenda qendrës.

Komento: