Dyshimet për “trenin bullgar” – Anëtari i PDK-së në KQZ, paralajmëron se nuk do të votojë për certifikimin e rezultatit në Mitrovicë

10:26 | 11 Nëntor 2025
Dyshimet për “trenin bullgar” –  Anëtari i PDK-së në KQZ, paralajmëron se nuk do të votojë për certifikimin e rezultatit në Mitrovicë

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës  në KQZ ka paralajmëruar se partia e tij nuk do t’ i votojë dhe as nuk do t’i certifikoj rezultatin zgjedhor në Mitrovicën e Jugut.

Kjo pasi sipas tij, cenimi i vullnetit të qytetarëve nuk mund të përfundojë vetëm në rrafshin e një vepre penale.

“Nëse organet e drejtësisë vërtetojnë se është manipuluar vullneti i qytetarëve të Mitrovicës, unë, si anëtar i KQZ-së, nuk do të votoj dhe as nuk do të certifikoj rezultatin zgjedhor në këtë komunë. Askush nuk ka të drejtë të përvetësojë zërin e qytetarëve për interesa të ngushta politike”, ka shkruar ai.

Komento: