Flutura Kusari: Vetëm një vendim i Kurtit mund t’i paguajë punëtorët e RTK-së

16:56 | 11 Nëntor 2025
Flutura Kusari: Vetëm një vendim i Kurtit mund t’i paguajë punëtorët e RTK-së

Juristja Flutura Kusari ka reaguar lidhur me situatën financiare në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), duke theksuar se zgjidhja e vetme për pagesën e punëtorëve është ndërhyrja e drejtpërdrejtë e kryeministrit Albin Kurti.

“E vetmja mundësi që punëtorët e nëpërkëmbur të RTK-së të paguhen është përmes një vendimi të Kurtit. Nuk ka mundësi tjetër dhe iu lus të mos bini pre e propagandës qeveritare,” ka shkruar ajo.

Kusari ka akuzuar Qeverinë dhe Lëvizjen Vetëvendosje për kolapsimin financiar të transmetuesit publik, duke e cilësuar deklaratën e fundit të presidentes Vjosa Osmani si përpjekje për t’i amnistuar ata nga përgjegjësia.

“Deklaratat tjera, kinse fajin dhe përgjegjësinë e ka opozita, e kanë vetëm një qëllim – ta amnistojnë Kurtin, qeverinë dhe VV-në nga faji për kolapsimin financiar të RTK-së,” ka theksuar Kusari.

Ajo ka shtuar se Presidentja “nuk ka asnjë rol në zgjidhjen e problemit aktual financiar të RTK-së” dhe se deklarata e saj, sipas Kusarit, është “tentativë për t’i ndihmuar Kurtit dhe VV-së”.

Komento: