Rrahje me sëpatë në Istog, një person bëhet për spital

18:56 | 11 Nëntor 2025
Rrahje me sëpatë në Istog, një person bëhet për spital

Një incident ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Istog. Si pasojë e një rrahje mes dy personave, njëri prej tyre ka pësuar lëndime nga sëpata.  Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emegjencën e spitalit rajonal, dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi Gashi.

“I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes. I njëjti është i njohur për policinë dhe është në kërkim”, theksoi ai.

Komento: