Zhduken tre persona në dy komuna të Kosovës, nisin hetimet

10:56 | 13 Nëntor 2025
Zhduken tre persona në dy komuna të Kosovës, nisin hetimet

Dy raste të zhdukjeve janë evidentuar në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti i parë është raportuar në Obiliq  më 11 nëntor ku është zhdukur një burrë.

“Obiliq 11.11.2025-17:20.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti, për të cilin kane filluar të zhvillohen hetime.

Ndërkaq, pasditen e së martës dy persona të tjerë janë raportuar të zhdukur në Kamenicë.

“Kamenicë 11.11.2025-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat femra kosovare janë larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre”.

Bëhet e ditur se edhe ky rast ka shkuar në procedurë hetimore.

Komento: