Gjenerali Wesley Clark fillon dëshminë në Hagë

13:26 | 17 Nëntor 2025
Gjenerali Wesley Clark fillon dëshminë në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark ka filluar dëshminë pro ish Presidentit Hashim Thaçi sot në Hagë.

Wesley Clark, ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, sapo ka filluar dëshminë në procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Dëshmia e gjeneralit do të zgjas dy ditë.

Në seancën e sotme prezent është edhe një përfaqësuese e qeverisë amerikane.

Komento: