Greqi: Po luante në oborr të shtëpisë, qeni sulmon për vdekje fëmijën 2-vjeçar shqiptar

18:26 | 06 Dhjetor 2025
Greqi: Po luante në oborr të shtëpisë, qeni sulmon për vdekje fëmijën 2-vjeçar shqiptar

Lajmi për vdekjen e një fëmije në Zakynthos të Greqisë ka tronditur opinionin.

Siç raportojnë mediat në Greqi, fëmija 2-vjeç ka vdekur si pasojë e sulmit të një qeni në fshatin Agios Leon në Zakynthos.

“ERT Zakynthos” raporton se fëmija, me baba shqiptar e nënë britanike, ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së tij në Agios Leon, kur iu afrua qenit të familjes, i racës Pitt Bull, i cili për arsye të panjohura, e sulmoi fëmijën me egërsi, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Fëmija u dërgua pa ndjenja në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos dhe, edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetonte.

Hetimet mbi rrethanat që çuan në këtë tragjedi janë duke vazhduar.

Ndërkaq, dy prindërit janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

Komento: