
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është kërkuar që të shtyhet pika 3.1 e rendit të ditës, që është Shqyrtimi i opsioneve dhe afateve të veprimeve për votim përmes postës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28 dhjetor 2025.
Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi tha se shtyrja e afateve mund ta rrezikoj procesin e votimit të diasporës.
“Ne jemi buzë një procesi që në fillim kam thënë që mund të pengojnë të drejtën e mërgatës me votu, çfarëdo shtyrje për ditë tjetër është dështimi procesit. Afatet që janë të paraqitura rrezikojnë seriozisht procesin e dërgimit të zarfeve apo procesin e votimit për mërgatës. Sot jemi më 6 dhjetor personat që janë të përfshirë në këtë proces janë tu punu mbi 12 orë. Nëse nuk vendosim sot për këtë dokument atëherë shkojmë drejt dështimit dhe ju ftoj që ta lexoni këtë dokument, çfarëdo vonese hynë në domenin e rrezikimit për procesin e votimit të mërgatës”, tha Krasniqi.
E anëtari Muharrem Nitaj tha se ekziston pika tjetër që mundësohet dërgimi i fletëvotimeve me platformë elektronike.
“Meqënëse më përmendi Albani votimi dhe vendimi në KQZ ka qenë që të dërgohen fletëvotimet me postë e vendimi që na vjen sot në pjesën e dytë thuhet se dërgohen përmes platformës. Unë nuk kam nevojë për kohe dhe nuk mundem me votu me paketë dhe mund të ndodh që të dështoj dhe nëse dështon posta kërkoj që të vjen dhe të votojmë dhe nuk mundemi me paragjyku se a ka me dështu a jo”, tha ai.