
Dy persona janë dyshuar se kanë tentuar të largohen nga Qendra Edukuese-Korrektuese në Lipjan mbrëmjen e kaluar.
Ngjarja është raportuar në raportin 24-orësh, ku bëhet e ditur se pas arratisjes së tyre, policia ka reaguar me shpejtësi. Siç thuhet, njësitë policore kanë arritur që ti kapin të arratisurit, të cilët janë kthyer përsëri në këtë qendër.