
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka zhvilluar një takim me katër kryetarët e rinj të komunave veriore.
Ai ka përshëndetur dorëzimin pa probleme të qeverisjes lokale, një proces i cili, sipas tij, është realizuar plotësisht në përputhje me ligjin e Kosovës. Në një postim në x, Orav ka nënvizuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre lokale mbetet kyç.
“Ritheksova nevojën për angazhim konstruktiv ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale, si dhe mbështetjen e BE-së për realizimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, sipas Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar Orav.