
Një person ka marrë tretman mjekësor si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një banesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Kështu ka deklaruar Enis Pllana, zëdhënës i policisë së kryeqytetit.
Ai theksoi se aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin”, tha Pllana.