Kamioni me beton godet për vdekje një person në Prizren

15:19 | 11 Dhjetor 2025

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pak më parë në Prizren, ku një kamion me beton ka goditur për vdekje një këmbësor.

Rasti ka ndodhur derisa shoferi i kamionit me beton ka lëvizur prapa dhe ka goditur këmbësorin, i cili nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur.

Sipas fotografive në vend të ngjarjes ka arritur policia dhe autoambulanca.

Lidhur me rastin Policia ende nuk ka dhënë përgjigje.

Komento: