Albin Kurti emëron Imri Demelezin ministër në detyrë të Bujqësisë

17:56 | 11 Dhjetor 2025
Albin Kurti emëron Imri Demelezin ministër në detyrë të Bujqësisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Imri Demelezin, Ministër në detyrë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai do ta zëvendësojë ministrin e deritanishëm të këtij dikasteri, Faton Peci, i cili merr detyrën e Kryetarit të Komunës jugore të Mitrovicës, pas zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit.

Komento: