
Lumir Abdixhiku, ka ftuar rininë që të bëhen vullnetarë të fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Abdixhiku i ka ftuar ata duke thënë që të bëhen ‘’pjesë e ndryshimit’’, dhe se ‘’kjo fushatë është e një gjenerate që s’pret më’’.
Postimi:
Behu vullnetar i fushatës tonë.✌️🔥
Nëse ke energji, kohë dhe zë, ky është momenti yt. Për dy javët e ardhshme, terren, organizim, rrjete sociale, komunikim me njerëz – çdo kontribut ka peshë.
Kjo është fushata e shpresës.💜
Kjo është fushata e njerëzve normalë.
Behu pjesë e ndryshimit. Behu vullnetar.