Një person plagoset ‘aksidentalisht’ në Pejë, i dyshuari intervistohet në polici

23:26 | 14 Dhjetor 2025
Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet

Një person në Pejë dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga dikush tjetër.

Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës, tha se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor, ku pritet të intervistohet”.

Komento: