Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në autostradën Mazgit-Prishtinë

15:56 | 15 Dhjetor 2025
Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në autostradën Mazgit-Prishtinë

Një vetaksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në segmentin e autostradës Mazgit–Prishtinë, ku një kamion është rrokullisur gjatë lëvizjes. Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se në aksident ka qenë i përfshirë një mjet i rëndë.

“Sot, rreth orës 13:00, në autostradën Mazgit–Prishtinë ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale, ku është përfshirë një kamion që është rrokullisur”, ka deklaruar Kelani.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionit ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Gazeta 10 raportoi për aksidentin me fatalitet në këtë aks rrugor. Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor dhe zjarrfikësit, të cilët janë marrë me trajtimin e rastit dhe sigurimin e zonës.

Komento: