Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e të dyshuarit për shitblerje e kultivim narkotikësh

11:26 | 16 Dhjetor 2025
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e të dyshuarit për shitblerje e kultivim narkotikësh

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për shitblerje dhe kultivim të narkotikëve. Bëhet fjalë për Hajder (Petref) Mukaj.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Pejë, me datën 09 shtator 2025, në koordinim dhe me autorizim nga prokurori i Shtetit, në vazhdën e hetimeve lidhur me një rast, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” ka bërë kërkesë për bashkëpunim per identifikimin e personit/va të dyshuar.  Pas publikimit të fotografive të personit të dyshuar, duke iu falënderuar bashkëpunimit me qytetarë është identifikuar personi i dyshuar  Hajder (Petref)  MUKAJ dhe përmes këtij publikimi kërkohet bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në identifikimin e lokacionit të personit të dyshuar i cili shihet në fotografi. Për çdo informatë, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”

Komento: