
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arton Demhasaj, ka vlerësuar Krijimin e Ushtrisë së Kosovës (FSK) si një nga arritjet më të mëdha historike të shtetit të Kosovës.
Ai theksoi se FSK-ja është ndërtuar mbi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dëshmorëve të lirisë, si dhe mbi mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Demhasajt, sot FSK-ja përfaqëson simbolin e sovranitetit, profesionalizmit dhe orientimit euroatlantik të Kosovës, duke qenë një faktor kyç për sigurinë dhe të ardhmen e vendit.