Bastisje në Skenderaj, Policia sekuestron municion

09:26 | 17 Dhjetor 2025
Bastisje në Skenderaj, Policia sekuestron municion

Policia në Skenderaj, ka realizuar një bastisje në një lokacion në Skenderaj.

Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, një pistoletë, si dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin, është arrestuar një person i cili dyshohet se në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2025 ka shtënë me armë zjarri në Skenderaj.

Me aktvendim të Prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Komento: