
Presidentja Vjosa Osmani u mirëprit në Bruksel nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa.
Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit po ashtu tha se vendimi i BE-së për heqjen e pjesshme të masave është mirëpritur, “përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi”.
“Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian”.
“Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, sado që ato ishin të padrejta, prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Osmani.