
Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e katërt të një pallati.
Kanë qenë vetë familjarët ata që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë izolimin e zonës.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar./TopChannel