
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit BE-Ballkani Perëndimor u mor vendim qëhiqen masat ndaj Kosovës.
Ajo tha se një pjesë e masave do të hiqen sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit.
“Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, pas diskutimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqet sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit.”, tha ajo në një paraqitje të drejtpërdrejt nga Brukseli.
Osmani e falënderoi edhe Shqipërinë për përkrahjen.
Ajo tha se Kosova do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtar në mënyrë që vendi të ecën përpara.