Presidentja Osmani: BE-ja do t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës në fund të janarit

23:56 | 17 Dhjetor 2025
Presidentja Osmani: BE-ja do t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës në fund të janarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar nga Brukseli se në përfundim të Samitit BE–Ballkani Perëndimor është marrë vendimi që të gjitha masat e vendosura ndaj Kosovës të hiqen.

Ajo bëri të ditur se një pjesë e masave hiqen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të hiqet në fund të janarit. Gjatë kumtimit të lajmit, në video u shfaq edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili e përgëzoi presidenten Osmani për arritjen e këtij vendimi. Osmani e falënderoi Ramën për kontributin e dhënë në këtë çështje.

“Gjatë bisedimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe i hiqet sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit. Rrjedhimisht, edhe fondet do të zhbllokohen, një pjesë shumë e madhe menjëherë e një pjesë tjetër në fund të janarit”, ka thënë ajo./Telegrafi.

Komento: