
Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së enjtes në rrugën “Ymer Prizreni” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.
Ai tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 10:30 policia ka pranuar informatën se në rrugën Ymer Prizreni në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Pllana.