FSK realizon me sukses trajnimin “Simboli i Ujkut”

11:56 | 19 Dhjetor 2025
FSK realizon me sukses trajnimin “Simboli i Ujkut”

Trajnimi elitë “Simboli i Ujkut” është përfunduar me sukses nga ushtarët e FSK-së, pas tre javësh intensive dhe të mbushura me sfida të vazhdueshme.

Ky trajnim selektiv kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale, fizike dhe mentale të pjesëmarrësve.

Bazuar në njoftimin e FSK-së, ushtrimi final zgjati 72 orë pa ndërprerje, gjatë të cilit kursantët realizuan patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake. Në fazën përfundimtare, ata ekzekutuan me sukses misionin e caktuar, sulmin  duke treguar profesionalizëm të lartë, vendosmëri, si dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor.

“Përfundimi me sukses i këtij trajnimi konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes dhe gatishmërisë së pjesëtarëve, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve operative dhe profesionale” thuhet në njoftim.

Komento: