Ardhja e mërgimtarëve, Muharremaj liron hapësira për parkingje përfshirë edhe oborrin e komunës

12:56 | 19 Dhjetor 2025
Ardhja e mërgimtarëve, Muharremaj liron hapësira për parkingje përfshirë edhe oborrin e komunës

Në kuadër të ardhjes së mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim për krijimin e hapësirave shtesë për parkim në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, Komuna e Suharekës do të vë në dispozicion oborrin e Komunës së Suharekës, për parkimin e veturave të mërgimtarëve.

Këto hapësira do të jenë në shfrytëzim nga data 19 dhjetor 2025 deri më 10 janar 2026, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe menaxhimit më të mirë të fluksit të madh të automjeteve gjatë kësaj periudhe.

Komento: