
Një aksident mes trenit dhe një automjeti ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë në Drenas.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët kanë marrë tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Shtrubullovë në Drenas. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha ajo.
Ndërkaq, pamjet nga vendi i ngjarjes për këtë aksident i ka publikuar mediumi lokal “DrenicaOnline”.