Rritje pagash e përfundim të rrugëve të “lëna në lloç”, Abdixhiku njofton se programi i LDK-së është gati

16:56 | 19 Dhjetor 2025
Rritje pagash e përfundim të rrugëve të “lëna në lloç”, Abdixhiku njofton se programi i LDK-së është gati

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se tashmë programi i LDK-së është i gatshëm për të gjithë dhe se detajet rreth tij mund të mësohen duke takuar kandidatët e LDK-së për deputetë e aktivistët e partisë.

Në të Abdixhiku ka thënë se është premtimi i LDK-së për rritje të pagave për 80 mijë të punësuar në sektorin publik.

“Programi ynë tek secili prej jush!

Takoni vullnetarët tanë, kandidatët tanë dhe aktivistët tanë për t’i dëgjuar drejtpërdrejt projektet dhe zotimet tona për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku.

Komento: