
Sadete Zhitia përmes një postimi në rrjete sociale ndau bisedën e mëngjesit me nënën e heroit, Afrim Zhitia e cila flet me emocione për zhvillimet në Kosovë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Zhitia tregon se nëna shprehu një lutje “Zot ma ruaj atë djalë”. E pyetur se për kë bëhej fjalë, ajo u përgjigj: “Albinin, de”.
Sipas saj, për herë të parë është menduar për fëmijët, gratë lehona dhe pensionistët, duke përmendur edhe rritjen e pensioneve. Me trishtim në sy, ajo përmendi Mitrovicën, duke thënë se dikur kishte besuar se shqiptarët nuk do të arrinin kurrë “matanë Ibrit”, përmendje që rikthen kujtime të dhimbshme nga vitet e robërisë.
Një moment i veçantë i rrëfimit lidhet edhe me Ushtrinë e Kosovës, ku nëna shprehet e prekur nga fakti që Bashkim Jashari, djali i familjes Jashari, është në krye të saj, duke thënë: “Zemra mal po m’bahet”.