Hajdar Beqa: Duzhnja e vendosur fuqishëm në përkrahje të PDK-së

20:26 | 24 Dhjetor 2025
Hajdar Beqa: Duzhnja e vendosur fuqishëm në përkrahje të PDK-së

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka theksuar mbështetjen e fuqishme dhe të vendosur të banorëve të Duzhnjës për PDK-në, duke e cilësuar këtë përkrahje si më të fortën ndonjëherë më parë.

Përmes një postimi publik, Beqa ka vënë në pah mobilizimin e plotë, punën e palodhshme dhe angazhimin serioz të strukturave dhe qytetarëve të kësaj zone për të arritur fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Sot, Duzhnja është e vendosur si asnjëherë më parë në përkrahje të Partisë Demokratike të Kosovës. Punë, angazhim dhe gatishmëri e plotë për fitoren e madhe më 28 dhjetor”, ka deklaruar Beqa.

Ai ka falënderuar qytetarët për besimin dhe përkrahjen, duke theksuar se kjo mbështetje është motiv shtesë për të vazhduar me vizionin dhe programin e PDK-së, të udhëhequr nga Bedri Hamza, për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe stabilitet institucional.

Me sloganet #PDK130, #BedriHamza1 dhe #HajdarBeqa28, Beqa ka bërë thirrje për unitet dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke u shprehur i bindur se 28 dhjetori do të shënojë një fitore të rëndësishme për PDK-në dhe qytetarët e Kosovës.

Komento: