Aksident me fatalitet në Fushë Kosovë, 85 vjeçari vdes pasi u godit nga vetura

18:56 | 25 Dhjetor 2025

Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 00:50 në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Një 85 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë.

Viktima I.Obrazhda, si pasojë e lëndimeve të rënda është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, sot në mëngjes rreth orës 06:00, është konfirmuar se i lënduari ka ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve, derisa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente si aksident komunikacioni rrugor me fatalitet. Rasti po hetohet për të zbardhur të gjitha detajet lidhur me këtë rast të rëndë.

Komento: