Policia bën homazhe në përvjetorin e rënies së heroit Izet Demaj

12:26 | 27 Dhjetor 2025
Policia bën homazhe në përvjetorin e rënies së heroit Izet Demaj

Me rastin e përvjetorit të rënies së zyrtarit policor, heroit Izet Demaj, Policia e Kosovës ka zhvilluar homazhe në përkujtim të tij.

Siç ka njoftuar Policia përmes një postimi në Facebook, të pranishëm ishin drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë -Pejë, komandanti i Stacionit Policor -Istog, së bashku me eprorë, zyrtarë policorë, familjarë dhe qytetarë të tjerë.

Policia shkroi po ashtu shkroi se sakrifica e Demajt mbetet shembull i përkushtimit, guximit dhe shërbimit ndaj vendit.

“Kujtimi për të do të jetojë përherë në radhët e Policisë së Kosovës dhe në zemrat e qytetarëve”, thuhet në postimin e PK-së.

Komento: