
Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, është ndaluar përkohësisht qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë.
Kjo u bë e ditur nga Policia përmes një njoftimi për media.
Bëhet fjalë për segmentin nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt.
Vendimi u mor në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës.