Komuna e Gjilanit me thirrje për banorët që të shmangin qarkullimin në disa rrugë

14:26 | 10 Janar 2026
Komuna e Gjilanit me thirrje për banorët që të shmangin qarkullimin në disa rrugë

Komuna e Gjilanit ka dalë me një thirrje për banorët pas reshjeve të shumta dhe gjendjes së shaktuar si pasojë e tyre.

Me anë të një njoftimi, kjo komunë bën thirrje që të shmanget përkohësisht qarkullimi në rrugën për Kufcë në Malishevë, në rrugën ndërmjet dy Livoqëve, si dhe në magjistralen Gjilan–Ferizaj, në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës.

“Deri në qetësimin e gjendjes, qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.Zyrtarët kompetentë dhe ekipet në terren janë duke i përcjellë nga afër punimet dhe situatën, ndërsa për çdo zhvillim të ri qytetarët do të njoftohen me kohë.Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në thirrjen e kësaj komuna

Komento: