
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina: ka njoftuar se pas rënies së nivelit të turbullirës në kanalin Ibër–Lepenc, ka filluar procesi i trajtimit të ujit në Bivolak.
Poashtu bëhet e ditur se gjatë ditës pritet të nisë trajtimi i ujit edhe në ITU në Drenas.
“Sipas vlerësimeve, furnizimi me ujë të pijshëm do të fillojë gjatë ditës, ndërsa pritet të stabilizohet në orët e mbrëmjes.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në një njoftim të ujësjellësit të kryeqytetit.