Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë prë shkelje të rënda në komunikacion

16:56 | 11 Janar 2026
Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë prë shkelje të rënda në komunikacion

Patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndëshkuar tre shoferë për shkelje të rënda në komunikacion në dy ditët e fundit.

“Më 08.01.2025, në magjistrale, në Prelez të Muhaxherëve, është ndaluar shoferi K.K. (27 vjeç), i cili drejtonte automjetin pavarësisht masës mbrojtëse të ndalesës. Ndaj tij është shqiptuar gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalesë shtesë prej 6 muajsh”, thuhet në komunikatën e Policisë.

“Më 09.01.2025, në fshatin Babush, është ndaluar shoferi A.G. (31 vjeç) nën ndikimin e alkoolit (0.74‰). Atij i është shqiptuar gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe ndalesë prej 3 muajsh”.

“Po më 09.01.2025, në rrugën “Cen Dugolli”, është ndaluar shoferi B.I. (18 vjeç), i cili drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe kryente manovra të rrezikshme , duke rrëshqitur gomat me frenë të dorës (majtas-djathtas). Ndaj tij është shqiptuar gjobë 150 euro dhe është iniciuar procedurë kundërvajtëse në gjykatë”.

Komento: