
Nesër në Kosovë pritet ditë e akullt, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale kryesisht të pakta. Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu, ndërsa rrallë në disa zona ende mund të ketë fjolla bore. Temperaturat pritet të lëvizin nga -12 minimalja deri në -2 ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna sjellë mot mjaft të ftohtë por pa reshje atmosferike. Pritet kthjellim i motit në gati të gjitha viset, pra priten periudha të gjata me diell, por mbetet mjaft ftohtë.