
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar gjatë këtyre ditëve të acarta, duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikoji sigurinë në rrugë dhe hapësira publike(si rrugë trotuare e hapësira tjera).
Përmes një komunikate për media, apel të veçantë kjo drejtori ua drejtoi të gjithë pronarëve të autolarjeve që bëjnë pastrimin e veturave, që të kenë kujdes të shtuar në derdhjen e ujërave në trotuare dhe rrugë, gjë e cila shkakton krijimin e ngricave, transmeton Klankosova.tv.
Këto ngrica, thotë Policia, paraqesin rrezik serioz për sigurinë e trafikut rrugorë duke shkaktuar aksidente dhe duke rrezikuar drejtpërdrejtë këmbësoret.
“Për këtë në bashkëpunim me organet kompetente komunale, jemi të obliguar të ndërmarrim masa të shtuara kontrolli dhe zbatimin e masave ligjore ndaj gjithë atyre që shkelin këto rregulla”.