
Në Vushtrri është mbajtur sot mbledhja e parë e qeverisjes së re komunale, ku kryetari Ferit Idrizi prezantoi përbërjen e kabinetit të ri qeverisës, shkruan Gazeta 10. Idrizi tha se ekipi i ri përbëhet nga profesionistë të përkushtuar që do të punojnë me përgjegjësi dhe transparencë për realizimin e projekteve dhe premtimeve të dhëna qytetarëve.
“Kabineti është zgjedhur me kujdes, profesionalizëm dhe përkushtim për t’i shërbyer qytetarëve të komunës sonë. Mandati i ri është vazhdimësi e punëve të mira dhe projekteve të mëdha”, u shpreh ndër të tjera kryetari Idrizi, shkruan Gazeta 10.
Në këtë mbledhje u bë publik edhe përbërja e plotë e kabinetit qeverisës:
Shpëtim Zhegrova – Nënkryetar i Komunës
Bujar Shatrolli – Shef i Kabinetit të Kryetarit
Hyrie Uka-Hoxha – Drejtoreshë e Administratës
Naile Bekteshi – Drejtoreshë e Arsimit
Medina Bunjaku – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport
Drilon Jusufi – Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit
Remzi Ahmeti – Drejtor për Inspektime
Lorik Maxhuni – Drejtor për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
Ilmi Azemi – Drejtor i Prokurimit
Isuf Jashari – Drejtor për Buxhet, Financa dhe Thesar
Benjamin Shala – Drejtor për Shërbime Publike
Maliq Ferizi – Drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe Investime Kapitale
Agron Përçuku – Drejtor për Diasporë
Isa Hajrizi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim
Bedri Dobra – Drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
Besim Shyti – Drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural
Në fund, kryetari Idrizi uroi punë të mbarë për kabinetin e ri qeverisës në mandatin katërvjeçar që sapo ka nisur./Gazeta 10
Postimi i plotë: